Shokon me deklaratën Xhelal Mziu: Na i tregoni njerëzit e dyshimtë, do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit! Kemi ngritur grupet e gatshme! Më pas tërhiqet: Isha i emocionuar

23/04 11:41
Credits to Apollon TV
Shokon me deklaratën Xhelal Mziu: Na i tregoni njerëzit e dyshimtë, do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit! Kemi ngritur grupet e gatshme! Më pas tërhiqet: Isha i emocionuar

“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sonte në vazhdim çdo person që lëviz në lagjet tuaja mjaftoj një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, ka tronditur Xhelal Mziu.

“Mbrëmë u vra njëri për shkak të shpërndarjes së parave, sot shpëtoi ky. Unë i bëj thirrje të gjithë banorëve të Dibrës që të dalin ta mbrojnë me gjak, me sëpatë, me drunj apo me çfarë të dalë përpara votën’, tha ndër të tjera ai.

Ai pretendon se në makinën që bllokuan dje kishte karta identiteti dhe fotokopje të fletëve të votimit me emrin e kandidatit të PS, së Melaim Damzi. Kryesuesi i listës në Dibër, Xhelal Mziu tha se strukturat e PD-së do jenë prezent kudo dhe se PD do të operojë edhe fizikisht ndaj tyre.

Ende nuk ka një reagim nga institucionet ligjzbatuese mbi këtë deklaratë të Xhelal Mziut por edhe për të gjitha ngjarjet e rënda që kanë ndodhur këto, ku grupe të armatosura të PD-së kanë marrë peng qytetarë në Berat e Dibër dhe madje në Tiranë u prish edhe një iftar i besimtarëve myslimanë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.