Shkrumohen gjatë natës dy mjete në Vlorë, nisin hetimet nga Policia

03/01 7:47
Credits to Apollon TV
Shkrumohen gjatë natës dy mjete në Vlorë, nisin hetimet nga Policia

Dy mjete janë djegur pas mesnatës së sotme në Vlorë, teksa kanë qenë të parkuara pranë banesave të poseduesve të tyre. Policia ka nisur hetimet për të parë nëse kemi të bëjmë apo jo me një ngjarje të qëllimshme.

“Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarsia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton Policia lidhur me rastin.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.