
Shkrumbohet nga flakët automjeti në Fier, zjarrëfiksja dhe policia 30 minuta me vonesë.


Është shkrumbuar nga flakët një automjet tip mercedesc class me targa AA218ZC, në një rrugë në periferi të qytetit të Fierit në vendin e quajtur si Vija e Ngjalës
Drejtuesi i mjetit mësohet se ka parë që ështe rritur temperatura dhe fill pas kesaj kanë shpërthyer flakët.
Fillimisht dyshohet që ngjarja është aksidentale.
Policia dhe zjarrëfiksja rreth 30 minuta me vonesë .
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është lenduar pasi ka dalë menjeherë nga makina dhe nuk janë rrezikuar banesat aty pranë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrëfikse, të cilët kanë shuar flakët, por makina është shkrumbuar totalisht.
Edhe blutë kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes dhe po hetohet për të zbardhur shkaqet.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:50, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.