
Shkrumbohet gjatë natës makina në Sarandë, ishte e parkuar pranë një biznesi


Një automjet është djegur pothuajse plotësisht gjatë natës në Sarandë. Automjeti tip benz me targë SR 6605 B, ndodhej i parkuar përpara një biznesi në fshatin Gjashtë, bashkia Sarandë.
Shkaku i djegies ende nuk dihet, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth.
Policia, e cila u ndodh në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e djegies së mjetit dhe gjetur autorët, në rast se kemi të bëjmë me ngjarje të qëllimshme dhe jo aksidentale.