
Shkrumbohen nga flakët tre makina në Lushnjë, të parkuara pranë Komisariatit (VIDEO)

Tre makina janë djegur gjatë natës në Lushnje, të cilat kanë qenë pranë njëra tjetrës.
Djegia e makinave ka qenë e plotë, ndërkohë që si pasojë e flakëve është djegur dhe një pjesë magazine
Lushnje
Informacion paraprak
Sot rreth orës 03:15, në lagjen “Çlirimi” Lushnje, në parkimin e jashtëm të një qëndre tregëtare, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.
Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.