Shkon në 3 numri i viktimave/ Humb jetën në spital një tjetër person nga aksidenti në Rrogozhinë (EMRAT)

06/03 10:18
Credits to Apollon TV

Muharrem Koni, bashkëshorti i pasagjeres Merushe Koni që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti tragjik në Rrogozhinë, ka vdekur dhe vetë pak më parë në spitalin e Durrësit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u përfshin tre mjete. 

Nga përplasja e fortë fillimisht humbi jetën në vendin e ngjarjes shoferi Tonin Mëhilli, 58-vjeç, oficer burgjesh, ndërkohë që më vonë vdiq dhe një prej pasagjereve në mjetet e aksidentuara, Merushe Koni 60 vjeçe.

Tonin Mhilli



Në gjendje të rëndë në spital ndodhej bashkëshorti i saj, Muharrem Koni, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak më parë. Një fëmijë 10 vjeç është në gjendje të rëndë gjithashtu.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Audi, shoferi i të cilit është shoqëruar në polici. Personi i shoqëruar është Endrit Lila.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.