Shkon në 2 numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë. Humb jetën dhe një grua

06/03 7:56
Credits to Apollon TV
Shkon në 2 numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë. Humb jetën dhe një grua

Ka ndërruar jetë edhe tjetër person nga aksidenti tragjik që u shënua mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Bëhet me dije se ka humbur jetën një grua, e cila ishte pasagjere në një nga mjetet e përfshira në aksident.

Kujtojmë që aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku janë përfshirë tre makina. Nga përplasja e fortë ka humbur jetën në vend shoferi shtetasi me inicialet T.M 54 vjeç,oficer i Burgjeve, ndërsa pak minuta më mbrapa ka ndërruar jetë edhe pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K

”Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se: Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K”, njofton zyrtarisht Policia.

Ndërkohë, 2 shtetas të tjerë janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi i hetimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të saj.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.