
Shkolla profesionale “Petro Sota” ne Fier hap regjistrimet per vitin e ri shkollor 2023-2024!!

Ne prag te celjes se vitit të ri shkollor 2023-2024 drejtoresha e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota “ne Fier,Arta Leka eshte shprehur se vazhdojnë regjistrimet ne 6 drejtime teknologji Informacioni dhe komunikimi,elektroteknikë,mekanikë ,teknologji kimike,shërbime mjetesh transporti,kërkim, shpim, shfrytëzim nafte gazi dhe uji,e termohidraulike.
Ajo thekson se interesi për arsimin profesional eshte rritur dhe se do të jetë opsioni i parë për të rinjtë qe vijnë nga qyteti por edhe nga disa prej komunave përreth Fierit. Sipas kreut të stafit mesimor te shkolles profesionale Petro Sota, zonjes Leka arsimi i mesëm në shkollën profesionale e bene te ardhmen e të rinjve me te mirë dhe më të sigurt.
Gjithashtu zonja Leka ka pohuar se shkollat profesionale u japin mundësi të shumta të rinjve duke i ofruar atyre drejtime të ndryshme te percaktuara sipas nevojave dhe kerkesave te tregut te punës e më pas mundësi për t’u integruar shumë shpejt ne pune.
Strategjia e qeverisë per zhvillimin e arsimit profesional dhe promovimi që u bëhet shkollave të mesme profesionale ka rritur interesimin e nxënësve për tu regjistruar edhe ne Fier. Ofertat janë nga më të ndryshmet ka thënë kreu i shkollës profesionale Petro Sota zonja Leka.Nderkohe qe ka shtuar se shumica e nxënësve kanë mundësine e perfitimit te bursave të ndryshme dhe përkrahjen financiare nga shteti.
Orientimi i te rinjve drejt arsimit profesional dhe interesimi për per t’u regjistruar arsimin profesional gjatë keti viti kalendarik ka rritje perderisa gjetja e një vendi pune konsiderohet si mision i vështirë. Te rinjtë më shkolla profesionale, janë potencial i mirë për tregun vendas dhe ndërkombëtarë te punës .
Drejtoresha e shkollës së mesme profesionale Petro Sota ne Fier,Arta Leka ka pohuar për TV Apollon se iu rekomandonë të rinjve, që t’i zgjedhin shkollat profesionale si mundësi më të lehtë për punësim nderkohe qe i ka kerkuar prinderve te bejne zgjedhjen e duhur per te ardhmen e femijeve qe eshte arsimi profesional.