Shkoi për të marrë turnin, punonjësi i Bashkisë së Korçës gjen pa jetë kolegun e punës 46 vjeç

02/01 9:26
Credits to Apollon TV
Shkoi për të marrë turnin, punonjësi i Bashkisë së Korçës gjen pa jetë kolegun e punës 46 vjeç

Një 46 vjeçar roje në Ndërmarjen e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Korçës është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Bëhet me dije se ka qenë roja tjetër ai që ka konstatuar vdekjen e kolegut kur ka shkuar për ta zëvendësuar mëngjesin e sotëm.

I cili më pas ka lajmëruar policinë. Paraprakisht mendohet për një vdekje natyrale të 46 vjecarit në trupin e se cilit sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e vdekjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.