
Shkodër/ Familjarët gjejnë të vetëvarur 58-vjeçarin në banesë, çfarë thotë policia


Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër.
Një 58-vjeçar është gjendur i vetëvarur nga familjratë e tij, ndërsa policia nuk ka konstatuar shenja dhune.
Shkodër/Informacion Paraprak
Me date 04.02.2021, rreth orës 16:20, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, shtetasi P. S. , 58 Vjeç, është gjetur i vetëvarur në banesë nga familjaret e tij, nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.