Shkelja e rregullave të Covid-19 nga partitë politike, Balla: Na rrofshin votat nëse përhapim virusin

12/02 10:55
Credits to Apollon TV
Shkelja e rregullave të Covid-19 nga partitë politike, Balla: Na rrofshin votat nëse përhapim virusin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë rregullat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Balla tha se nuk iu duhen votat, nëse bëhen shpërndarës dhe aleatë të virusit të rrezikshëm.

“Ajo që partitë politike duhet të bëjnë është të ruajnë maskën, distancën dhe të respektojnë rregullat e koronavirusit. Na rrofshin votat ne politikanë, nëse takimet tona politike, kthehen në shpërndarës dhe aleatë të Covid-it. Në këtë këndvështrim më i rëndësishëm se shëndeti i qytetarëve nuk ka për ne”,- tha Taulant Balla.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.