Shihni VIDEOT, ky është momenti kur besimtarët myslimanë kapin dhe rrahin autorin e sulmit në thikë në xhami

19/04 16:48
Credits to Apollon TV
Shihni VIDEOT, ky është momenti kur besimtarët myslimanë kapin dhe rrahin autorin e sulmit në thikë në xhami

 

Videot që do shihni më poshtë të siguruara nga News24 tregojnë qartë momentin kur disa besimtarë myslimanë kanë neutralizuar autorin e sulmit me thikë ditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”, te “Rruga e Kavajës”.

Ndalimi i autorit nga Besimtaret

Pyetje: Dëmtimet në fytyrën e autorit?

Ahmed Kalaja: Mund të ketë të bëjmë me kushte të vetëmbrojtes që kanë bërë qytetarët, shtetasi Rudof Nikolla ka marrë dëmtime ne fytytrë për shkak të vetëmbrojtjes së besimtarëve ose të një konfrontimi të mundshëm me ndonjë qytetar. Kemi të bëjmë me një sulm në rrethana të paqarta. Por ajo ç’ka mund të themi është se reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëmn, ku ka ndërhyrë duke bërë të mundur prangosjen e autorit.

***

Rudolf Nikolli është kapur nga besimtarët dhe është rrahur, pas aktit ekstrem që kreu mesditën e sotme, ndërkohë që dikush i ka filmuar.

Në fotot e bëra publike më herët u pa qartë që agresori edhe vetë kishte shenja dhune, por jo nga policia, nga besimtarët e inatosur, ndoshta edhe me të drejtë, pasi sulmi mund të kishte përfunduar me humbje jete.

34-vjeçari Rudolf Nikolli ishte shpallur në kërkim nga policia rreth një muaj më parë pas një sherri tek terminali i autobusëve. Më 11 mars dy të rinj nga Mati janë përfshirë në një konflikt verbal me njeri- tjetrin e më pas 34-vjeçari Rudolf Nikollaj ka plagosur me thikë në këmbë 32-vjeçarin Robert Kurti.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.