SHIFRA TRAGJIKE/ COVID-19 u merr jetën 5 qytetarëve, mbi 1000 të infektuar në 24 orët e fundit

08/09 18:23
Credits to Apollon TV
SHIFRA TRAGJIKE/ COVID-19 u merr jetën 5 qytetarëve, mbi 1000 të infektuar në 24 orët e fundit

Shifra tragjikë janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi 5 qytetarë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin.

Ndërkohë i lartë është edhe numri i rasteve të reja, pasi 1079 qyettarë kanë rezultuar pozitiv në tetsin e COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.

Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 6732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1079 qytetarë, në këto bashki:

384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh,  nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë.

Janë 12,399 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 5 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 804 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 138,391 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       1079

Të shëruar në 24 orë      804

Të shtruar në spitale       152

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 6732

Testime totale          1,095,250

Raste pozitive             153,318

Raste të shëruara         138,391

Raste Aktive                  12,399

Humbje jete                      2,528

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4758

Shkodër          1743

Durrës             1115

Fier                  957

Vlorë               892

Lezhë              775

Elbasan           639

Berat               484

Korçë               306

Gjirokastër      261

Kukës              260

Dibër                209

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.