Shifër TRAGJIKE e viktimave nga COVID-19, ulet numri i infektimeve të reja në 24 orët e fundit

06/03 17:25
Credits to Apollon TV

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 777 raste të reja me koronavirus.

Fatkeqësisht, shifrat e viktimave janë ende të larta, pasi 21 pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar në 1918 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1110 të vaksinuar, 3308 testime, 742 të shëruar, 777 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë,  16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (6 Mars 2021)

Raste të reja ditore       777

Të shëruar në 24 orë     742

Të shtruar në spitale      639

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3308

Testime totale          485,764

Raste pozitive          112,078

Raste të shëruara       74,352

Raste Aktive              35,808

Humbje jete               1,918

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23411

Fier         2565

Vlorë       1757

Durrës     1653

Shkodër   1372

Gjirokastër 1198

Korçë       922

Elbasan    800

Lezhë       771

Berat        663

Dibër       362

Kukës     334

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.