Sherr për parkimin, qëllohet për vdekje shqiptari në Greqi (Emri)

15/09 14:31
Credits to Apollon TV
Sherr për parkimin, qëllohet për vdekje shqiptari në Greqi (Emri)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi në Pire, ku ka mbetur i vrarë një 40-vjeçar shqiptar.

Mediat greke bëjnë me dije se një i moshuar ka qëlluar me dy plumba në kokë shqiptarin, Limka Brigen 39 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një debati për parkimin. Pas sherrit 68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe ka qëlluar në kokë shqiptarin, teksa po largohej është kthyer dhe ka qëlluar edhe një herë në kokë 39-vjeçarin.

“Tani mbarova me ty”, mësohet se ka thënë i moshuari pasi ka qëlluar dy herë duke i shkaktuar vdekjen.

Dëshmitarët e kësaj ngjajre të tmerrshme shprehen se i moshuari ishte një person problematik dhe se nuk ishte hera e parë që debatonte për parkimin.

“Ata patën një debat. Ai u ngjit në shtëpinë e tij, mori armën, kur doli tha “tani mbarova me ty”. Priti me këmishën hapur që ta arrestonin. Ai ishte një njeri i çuditshëm. Dy vjet më parë ai pati një tjetër debat. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, shpjegon një grua që ishte dëshmitare e ngjarjes.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.