Sherr në Vlorë, ndërtuesi goditet me sende të forta në kokë (EMRI)

11/02 18:18
Credits to Apollon TV
Sherr në Vlorë, ndërtuesi goditet me sende të forta në kokë (EMRI)

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

I plagosur ka mbetur Rexhep Dano, 59-vjeç, ndërtues i cili është konfliktuar me disa shtetas të tjerë, me këta të fundit që e kanë goditur me sende të forta.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.