
Sherr mes të rinjve në Rrogozhinë, dy vëllezër të plagosur me armë dhe një me sende të forta, dërgohet te Trauma 22 vjeçari (EMRAT)


Tre persona raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti të çastit që ka ndodhur në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, i cili ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit Ervin dhe Jurgen Juba, vëllezër me njëri-tjetrin, të cilët ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, raporton neësbomb.al. Një prej tyre është plagosur me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta.
Ndërkohë, i plagosur ka mbetur gjithashtu dhe 22 vjeçari Klajdi Lluca, i cili është nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Lluca ka marrë një plumb në këmbë dhe për shkak të gjendjes më të rënduar është dërguar drejt kryeqytetit.
Shërbimet e Policisë dhe grupi i hetimit janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj, ndërsa kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një makinë. Arsyeja që ka çuar në konfliktin mes të rinjve dhe më pas në përdorimin e amrës nuk dihet ende.