Sherr me thika në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital 24-vjeçari

03/06 20:45
Credits to Apollon TV
Sherr me thika në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital 24-vjeçari

Një sherr me thika është shënuar në Toranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.

Bëhet me dije se rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.06.2023, në rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.