SHEQISHTE, KULTIVUESIT E LAJTHISË, PA MBËSHTETJE NGA SHTETI, APELOJNË PËR NDIHMË

09/07 18:55
Credits to Apollon TV
SHEQISHTE, KULTIVUESIT E LAJTHISË, PA MBËSHTETJE NGA SHTETI, APELOJNË PËR NDIHMË

Miliona lekë të hedhura së fundmi si mbështetje për bujqësinë nuk i kanë shërbyer sektorit të kultivimit të drurëve frutorë arrorë si një mundësi investimi për ti zhvilluar .  Kështu është shprehur fermeri nga Sheqishtja për Tv Apollon .  Ai pohon se prej disa vitesh ata janë përjashtuar nga skemat kombëtare mbështetëse me fonde.  Gjithashtu ai ka thënë se kërkesa për mbështetje financiare  nga skemat e subvencionit për sistemin e ujitjes me pika është referuar  për të vetmën arsye  se shteti e ka përjashtuar këtë sektor.  Poërpara gjithë entuziazmit se shteti  do mbështetsë sektorin e bujqësisë  realisht nuk përfitojnë të gjithë  dhe më konkretisht kultivuesit e lajthive ka theksuar i njëjti burim .  Me sa duket politika e nisur nga qeveria e Partisë Demokratike  që kishte në obiekt nxitjen e mbjelljes  së lajthisë dhe arroreve përmes subvencioneve  duket se nuk po i  mbijeton  strategjisë së zhvillimit bujqësor të kësaj mazhorance qeverisëse e  cia e ka hequr nga  skema kombëtare mbështetëse për të siguruar qendrueshmërinë  e aktiviteteit dhe rritjen e prodhimit.  Mungesa e sistemit të ujitjes me rrjedhje  të lirë  po na dikton nevojën për mbështetje me subvencione për të mundësuar sistemin e ujitjes me pika  ka pohuar fermeri.  Ndërkohëe specialisti  i eksesionit bujqesor në Fier i cili mbulon  sektorin këshillimor për fermerët e Bashkisë Patos , Ladi Pashaj , u shpreh se subvencionimi i sektorit të arroreve  do të përfshihet së shpejti  në skemat kombëtare mbështetëse në bujqësi , gjë e cila do tu krijojë mundësi fermerëve kultivues të lajthive të aplikojnë  sipas kritereve  me projekte konkrete. Prej 13 vitesh kultivojmë lajtjhi por ndryshe nga vitet e mëparshme në dy vitet e fundit jemi braktisur nga qeveria  shprehet fermeri  nga Sheqishtja.  Nese  do të vazhdojë të ndiqet politika përjashtuese nga qeveria për fermerët që kanë investuar ne fushën e kultivimit të arrorëve , atëherë do të falimentojmë ka thënë fermeri.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.