Shenohen 3 viktima brenda pak orëve në Shqipëri

03/01 9:52
Credits to Apollon TV
Shenohen 3 viktima brenda pak orëve në Shqipëri

Tre persona kanë ndërruar jetë në vendin tonë, në tre aksidente të ndryshme në Lezhë, Tropojë dhe Përmet.

Në aksin Këlcyrë-Përmet, një makinë ka përplasur një 62-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërsa në aksin Lezhë-Milot, një makinë ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge, për pasojë ka ndërruar jetën një 24-vjeçar.

Një 37-vjeçar nga Tropoja është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu në banesën e tij dhe ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spital

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.