SHËN PJETËR, KRISTAQ LLUPI, BLETËRRITËSI MBAN GJALLË TRADITËN E PRODHIMIT TË MJALTIT

18/07 20:11
Credits to Apollon TV
SHËN PJETËR, KRISTAQ LLUPI, BLETËRRITËSI MBAN GJALLË TRADITËN E PRODHIMIT TË MJALTIT

Qershori dhe Korriku janë muajt e përshtatshëm në të cilët bletarët e apasionuar vjelim mjaltin. Kristaq Llupi nga Shënpjetra e Fierit është i apasionuar pas mirërritjes së bletëve, duke ia ditur sekretet dhe ka arritur ta shndërrojë në një biznes fitimprurës familjar prodhimin e mjaltit. Ai vendosi 20 vjet më parë të kthehej nga emigracioni dhe të vazhdonte traditën e të parëve të tij. Bletët janë krijimet më interesante të natyrës thotë bletërritësi . Ato luajnë rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Duke pjalmuar bimët ato rrisin produktivitetin e kulturave ushqimore. Vjelja e mjaltit kërkon një mjeshtëri të lartë , kujdes dhe praktikë që Kristaqit nuk i mungojnë , pasi i gjithë procesi është shumë delikat. Ai thotë se bletëve nuk iu hedh koncentrat , por i ushqen me lulet e bahces së tij. Teksa flet me pasion për punën , e tij bletërritësi tregon se një koshere ka rreth 20 mijë bletë dhe të gjitha punojnë në komandën e mbretëreshë. Puna me bletët është e bukur dhe fitimprurëse thotë Kristaqi , teksa tregon se ka bërë aplikim për të marrë subvencion për të shumuar kosheret.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.