Shembet rruga me kalldrëm në Gjirokastër, përmbyset dhe makina që po kalonte

25/03 16:59
Credits to Apollon TV
Shembet rruga me kalldrëm në Gjirokastër, përmbyset dhe makina që po kalonte

Një makinë e cila ishte duke kaluar në rrugët e vjetra të Gjirokastrës është rrëzuar, pasi rruga me kalldrëm në lagjen “Palorto” është shembur dhe nuk e ka mbajtur ngarkesën. 

Siç shihet edhe në foto mjeti është përmbysur dhe fatmirësisht nuk ka të plagosur rëndë, vetëm lëndime të lehta të shoferit të mjetit. 

Pesha e mjetit ka qenë shkaku që është shembur rruga, megjithatë mungesa e rikonstruksionit mund të jetë një shkak i fshehur. Mungesa e kujdesit për këtë aks rruge ka bërë që të mos mbajë më dhe të shembet.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.