Shefi i SPAK: Kemi ekzekutuar 28 urdhër-arreste në Shqipëri, në pranga prokurorë dhe zyrtarë policie; Prokurori Antimafias: Zbuluam tradhtarët

02/07 11:32
Credits to Apollon TV
Shefi i SPAK: Kemi ekzekutuar 28 urdhër-arreste në Shqipëri, në pranga prokurorë dhe zyrtarë policie; Prokurori Antimafias: Zbuluam tradhtarët

Kreu i SPAK Arben Kraja, ka hapur konferencën që ka nisur pak më parë për finalizimin e operacionit ndërkombëtar antidrogë, që është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Malin e Zi dhe ën Spanjë.

Kraja tha se nga ana e Prokurorisë Speciale SPAK që ai drejton, janë ekzekutuar 28 urdhër-arreste, dhe në pranga kanë rënë prokurorë, zyrtarë policie dhe administratorë lokalë.

“Janë ekzekutuara 28 masa sigurimi të dhëna nga Prokuroria Speciale SPAK në Tiranë. Hetimi i gjithanshëm është kryer. Është evidentuar dhe zbuluar plotësisht i gjithë zinxhiri i drogës, kultivimi dhe transportimi i drogës drejt Italisë. Është provuara përfshirja e zyrtarëve publikë në këtë operacion. Prokurorrë, zyrtarë policie, administratorë lokalë, janë sekuestruar disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në vlerë miliona euro.

Kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi ngritur akuza dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”. Para një viti ishim në konmferencë në Romë dhe sqaruam fazën e parë të operëacionit. Unë theksova se ne do i shkojmë deri në fund, dhe kushdo që ëhstë i përfshiorë, do përgjigjet, përfshirë dhe zyrtarë publikë. Jemi në situatën ku e kemi mbajtur premtimin dhe do vazhdojmë në të njëjtën rrugë”, tha Kraja.

Konferenca live, autoritetet e perfshira ne operacionin “Shpirti”

Ndërkohë, Prokurori i Antimafias Federico Cafiero De Raho, ka falenderuar autoritetet shqiptare për këtë operacion dhe arrestimin e shumë zyrtarëve.

“Bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë është intense, e ngushtë dhe konstante për të luftuar krimin e organizuar. Është thelbësore që njerëzit duhet të kenë besim tek strukturat që u është besuar kjo detyrë delikate Sot është arritja e objektivit që së bashku arrijmë të zbulojmë  për fat të keq dhe pabesinë e disa institucioneve për të cilat vendet tona duhet të kenë një vëmendje të madhe.

Prokuroria e Barit po bën një sërë hetimesh me prokurorinë speciale të Tiranës dhe kjo na lejon të vijojmë me besim më të madh dhe mbi të gjitha për sigurinë që organizatat kriminale do të gjejnë një mur të pakalueshëm që do të pengojë ata në të dy shtetet”, tha de Raho.

Në konferencë, marrin pjesë nga Prokurori Kombëtar i Antimafias Federico Cafiero De Raho, Prokurori Special i Anti-Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës, Arben Kraja, Filippo Spiezia i Eurojust, prokurori i përkohshëm i Barit Roberto Rossi dhe Giuseppe Gatti i Drejtorisë Kombëtare Anti-Mafia, si dhe Drejtori i Dia Maurizio Vallone dhe Drejtori i Policisë Shqiptare Ardi Veliu.

Gjatë hetimeve, që kanë nisur në vitet 2018 dhe 2020 mbi trafikun e drogës nga Shqipëria në Pulia, fenomenet e korrupsionit u rindërtuan, gjithashtu falë deklaratave nga katër bashkëpunëtorë të drejtësisë, u zbulua abuzimi me detyrën dhe rindërtimi i gjithë “zinxhirit të furnizimit” të drogës: nga kultivimi te prodhimi, grumbullimi, magazinimi dhe dërgimi në brigjet e Pulias në bordin e gomoneve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.