Shefa komisariati, shefa krimesh dhe inspektorë; Zbardhen EMRAT e policëve të përfshirë në kultivimin e drogës në Vlorë, operacioni 6 mujor u finalizua sot.

14/12 13:31
Credits to Apollon TV

27 persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës në kuadër të një operacioni të madh anti-drogë që ka përfshirë gjithë qarkun. 4 persona janë shpallur në kërkim, 5 janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe 5 në masën e sigurisë ”Detyrim për paraqitje”.

Policia e Vlorës, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan sot operacionin policor të koduar “Hapësira”.

Mes 27 të arrestuarve janë dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit, me funksione të ndryshme, si shef komisariati, shef krimesh apo inspektor. Në pranga kanë rënë:

  • Arjan Tase, shef i komisariatit Himarë;
  • David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme;
  • Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë;
  • Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë;
  • Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë;
  • I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim.

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.//newsbomb

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.