SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën

29/09 21:29
Credits to Apollon TV
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby i ka kërkuar Serbisë së tërheqë trupat ushtarake në kufi të Kosovës.

Duke ndarë shqetësimin e Uashingtonit gjatë një bisede me gazetarët, ai tha se do të monitorojnë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby.

Ndërsa pasi u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak, ai tha se për momentin situata po vëzhgohet.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimin e grumbullimit të trupave ushtarake serbe, nuk mund ta them tani”, tha ai.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.