SHBA i dhuron 29 mjete të blinduara për FA të Shqipërisë

24/03 13:23
Credits to Apollon TV

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin për dhurimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë për Forcat e Armatosura Shqiptare.

Në fjalën e saj Kim është shprehur se këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik.

Ndër të tjera ajo tha se ky dhurim është vendimtar për përgatitjet e fundit për një ngjarje historike -Stërvitja “Defender 21”.

“Jemi këtu për të festuar dorëzimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, ose “Humvee”, për Forcat e Armatosura Shqiptare. Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik… Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”,” tha Kim ndër të tjera në fjalën e saj.

“Defender 21” është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, e cila do të ndodhë në Shqipëri këtë verë dhe Shqipëria është zgjedhur për të mikpritur një aspekt të rëndësishëm të stërvitjes. Kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Evropën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon. Në mënyrë të veçantë, presim me kënaqësi t’i shohim këto automjete të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi.”

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.