Shantazhoi biznesmenin me video, i kërkoi 20 mijë euro dhe s*ks punonjës së tij, Gjykata vendos për fatin e Seit Manahasës

01/07 16:34
Credits to Apollon TV
Shantazhoi biznesmenin me video, i kërkoi 20 mijë euro dhe s*ks punonjës së tij, Gjykata vendos për fatin e Seit Manahasës

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Seit Manahasën.

Ky i fundit akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “shantazhit dhe shtrëngimit me anë të kanosjes” për dhënie pasurie në dëm të një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Veç kësaj ai akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të rritur pa dëshirën e saj, dhe bëhet fjalë për një grua që shoqëronte biznesmenin.

Manahasa së bashku me një person tjetër i identifikuar si K.Manahasa, kanë tentuar t’i marrin 20 mijë euro nëpërmjet një video shantazhuese biznesmenit G.M. Ndërsa ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale dhe me puntoren e G.M, shtetasen F.D.

Ngjarja është regjistruar në 21 Maj 2021 në zonën e Peqinit, ku Manahasa dhe disa persona të tjerë kanë ndaluar dhe mbajtur peng, duke dhunuar e shantazhuar dy personat me inicialet G.M dhe F.D.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.