Sfidat e sigurisë, strukturë shtesë për Forcat e Armatosura!

15/09 16:27
Credits to Apollon TV
Sfidat e sigurisë, strukturë shtesë për Forcat e Armatosura!

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim me publikun projektligjin për krijimin e forcave rezerviste të Ushtrisë Shqiptare. Projektligji parashikon ngritjen e një strukture me 2100 anëtare, ose 25 për qind i personelit aktiv të Forcave të Armatosura, që sot numërojnë 8500 anëtarë. Ngritja e forcave rezerviste, sipas relacioni shoqërues lind si domosdoshmëri prej anëtarësimit në NATO, nga përvoja dhe kërkesat e vazhdueshme të Aleancës, për përqindjen e fillimit të aktivizimit të kësaj strukture, si dhe nga situata rajonale e sigurisë dhe sidomos nga konflikti aktual Rusi-Ukrainë. Ky projektligj është i domosdoshëm, pasi aktet ligjore në fuqi nuk ndihmojnë në organizimin e një force rezerviste,sipas standardeve të NATO-s, thuhet në relacion. Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak në rezervë përcaktohet nga 14 deri në 45 ditë në vit. Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak në rezervë mund të zgjatet mbi kohën e përcaktuar më sipër vetëm në rastet kur vendosen masat e jashtëzakonshme. Ligji parashikon që ish-ushtarakët që regjistrohen si rezervistë kthehen marrin gradën që kanë pasur në momentin që e kanë lënë ushtrinë, ndërsa për qytetarët e tjerë vlerësimi bëhet sipas ligjit në fuqi për forcat e armatosura.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.