‘Sezoni s’ka mbaruar, rrisni gatishmërinë’ Balla me strukturat kufitare në Han të Hotit

28/08 15:26
Credits to Apollon TV
‘Sezoni s’ka mbaruar, rrisni gatishmërinë’ Balla me strukturat kufitare në Han të Hotit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në Shkodër, ku ka kërkuar rritjen e gatishmërisë për të evidentuar të gjitha format e krimit kufitar. Balla gjithashtu ka theksuar se është shumë e rëndësishme që vëmendja të vazhdojë të jetë maksimale në mënyrë që të ketë rezultate më të mira.

“Ka pasur një fluks si asnjëherë tjetër. Më vjen mirë për koordinimin edhe nën drejtimin e drejtorit Boshnjaku me policinë kufitare të Republikës së Malit të zi. Kjo është një pikë e rëndësishme, jo vetëm që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, por është pjesë e “Korridorit Blu” dhe natyrshëm që një numër i madh qytetarësh Europian, që nisen nga veriu i Europës zgjedhin për të kaluar edhe në këtë pikë, për të ardhur në Shqipëri apo për të vazhduar poshtë.

Nisem këtu nga disa të dhëna që mora sot për të parë disa natyra të ndryshme të veprave penale të cilat janë evidentuar në vazhdimësi në këtë pikë kalimi kufitar.” Në fjalën e tij Balla përgëzoi uniformat blu për punën e bërë për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që ka patur tek të dyja pikat kufitare, Muriqan dhe Hani i Hotit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.