Sekuestrohen 33 mijë dollarë në Rinas, procedohet një 43-vjeçar turk

04/07 13:50
Credits to Apollon TV
Sekuestrohen 33 mijë dollarë në Rinas, procedohet një 43-vjeçar turk

Një turk është proceduar penalisht, pasi në Doganën e Rinasit, nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash.

Është proceduar penalisht shtetasi turk N. P., 43 vjeç.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e laptopit, 33000 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

43-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve

Njoftimi I policisë:

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Brenda pak ditësh goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 33000 dollarë, procedohet penalisht një 43-vjeçar, shtetas turk.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e laptopit, 33000 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve, shtetasi N. P., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.