
SEJKO: NDRYSHIMET KLIMATIKE PO SFIDOJNË EKONOMINË E VENDIT, BURIM RREZIKU DHE KOSTO TË MËDHA

Ndryshimet klimatike po sfidojnë gjithnjë e më shumë ekonominë e vendit dhe kërkon përgjigje gjithnjë e më të shpejtë. Domosdoshmëria për të adresuar sfidat që paraqesin ndryshimet klimatike dhe marrja e masave u nënvizua edhe sot në Tiranë në konferencën e Nivelit të Lartë “Financa e Gjelbër në Evropën Juglindore “Zhvillimi i Kapaciteteve dhe një Taksonomi” organizuar nga Banka e Shqipërisë.