SEGMENTI RRUGOR KOLONJË – BITAJ, I AMORTIZUAR, IZOLON BANORËT

13/07 19:42
Credits to Apollon TV
SEGMENTI RRUGOR KOLONJË – BITAJ, I AMORTIZUAR, IZOLON BANORËT

Segmenti rrugor që lidh qëndrën e njësisë administrative Kolonjë me fshatin Bitaj, me gjatësi rreth 3 km e amortizuar plotësisht dhe ka vështirësuar jetën e banorëve dhe rrezikon izolimin e tyre. Kështu shprehen banorë dhe drejtues automjetesh sipas të cilave prej vitesh nuk është imteresuar për mirëmbajtje dhe rikonstruksion. Sipas tyre , gropat e mëdha e bëjnë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe transportin e prodhimeve bujqësore drejt tregjeve të shitjes si në verë , ashtu edhe në dimër, ndërkohë që edhe komunikimi me institucionet shëndetësore pothuajse është i pamundur. Mungesa e rrugës është bërë pengesë për zhvillimin ekonomik dhe social pohojnë banorët e fshatit Bitaj. Ata shprehen të indinjuar për këtë situatë të krijuar nga rruga, pasi pushteti vendor prej vitesh i ka lënë në harresë. Kjo situatë e bën të vështirë zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe të pamundur atë të pemëtarisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.