Sarandë/ Shëmbet tarraca e ndërtesës ku po qëndronin tifozët, plagosen disa persona (VIDEO)

07/03 19:55
Credits to Apollon TV
Sarandë/ Shëmbet tarraca e ndërtesës ku po qëndronin tifozët, plagosen disa persona (VIDEO)

Vendimi i tifozëve të Butrintit për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre nga tarracat e disa shtëpive të vjetra mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Tarraca e një prej ndërtesave ku po qëndronin tifozët sarandiotë është shembur, duke rrëzuar një pjesë të personave që ndodheshin sipër saj, të cilët janë plagosur.

Fatmirësisht dëmtimet kanë qenë të lehta dhe pa rrezik për jetën, por paniku në ato momente ka qenë i madh, pasi siç duket edhe në video, janë një numër i madh tifozësh që bien nga ndërtesa.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.