SARANDE/ Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

04/04 8:53
Credits to Apollon TV

Sarandë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e shtetasit turk E. A., 42 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 20.03.2021, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale ‘’Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi për shtetasin në kërkim E. S., 31 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në datën 01.04.2021, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.