Sali Berisha në konferencë DIREKTE, e kalon personale dhe lajmëron padi për SHPIFJE ndaj sekretarit amerikan Antony Blinken

20/05 18:18
Credits to Apollon TV
Sali Berisha në konferencë DIREKTE, e kalon personale dhe lajmëron padi për SHPIFJE ndaj sekretarit amerikan Antony Blinken

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme po mban një konferencë për mediat në hotel Rogner.

Sapo nisi fjalën Berisha tha se dje sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë shpifje të ulët ndaj tij.

Ndaj Berisha tha se avokati i tij e ka paditur Antony Blinken për shpifje në Gjykatën Speciale të Parisit.

Berisha: Dje u njoftova me vendimin për shpalljen time “non-grata” në SHBA. Për arsye që janë të panjohura për mua Blinken ka publikuar dje pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur më shpifëse vlerësimin për personalitetin tim. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike ju garantoj se po të shkoja më tutje që kur kam prekur rrogën e parë në bordoronë e parë të shtetit dhe deri dje nuk ka njeri në botë që të më thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në ndonjë aferë të çfarëdoshme korruptive. Ndaj kam udhëzuar avokatin tim që të ngrejë ndaj Blinken një padi në gjykatën e Parisit. Atje do të gjykohet dhe do të dënohet për shpifje. Blinken mund të pretendojë se sipas rregullave ai përfiton imunitet, por kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot vlerësohet nga gjykata në mënyrë relative, që do të thotë se Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale, por duke filluar nga momenti kur bëhet autor i një komedie, kjo nuk hyn në funksionet e një ministri. Asnjë qeveri nuk mund të ketë funksion shpifjen dhe përbaltjen. Sipas avokatit tim, zoti Blinken nuk është i mbrojtur nga asnjë imunitet. Do të paditet dhe dënohet nga Gjykata e Parisit për padinë që është ngritur nga avokati im. Ky vendim i paparashikuar ndonjëherë në jetën time nga aleati kryesor i kombit shqiptar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.