
SALI BERISHA: JAM DAKORD ME VENDOSJEN E NENIT PËR VOTIM TË DETYRUAR

Ish-kryeministri, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët i pyetur mbi propozimet e Nismës Thurje është shprehur i hapur për të mbështetur disa prej pikave të tyre.Berisha theksoi se votimi I detyrueshëm, ulja e moshës për të votuar dhe listat e hapura janë të pranueshme dhe se do t’i votojë së bashku me grupin e tij të deputetëve.