“Sa lek ke marrë, trego! Dhunojnë gjyqtarin brenda Gjykatës, arrestohen tre vëllezërit

16/07 11:58
Credits to Apollon TV
“Sa lek ke marrë, trego! Dhunojnë gjyqtarin brenda Gjykatës, arrestohen tre vëllezërit

Sherri fizik mes tre vëllezërve të familjes Myslimi në Vlorë dhe gjyqtarit Arqile Basho, ka vënë në p ranga agresorët. Kanë qënë tre vëllezërit, ata të cilët kanë përplasur gjyqtarin pas murit, për shkak të përplasjeve që kanë nisur për pronën.

“Specialistët për Hetimin e K rimit në Komisariatin e Policisë Vlorë a rrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me d hunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë“, njofton Policia.

“Unë nuk dëgjoj mirë nga veshët. Ky është ai që jep vendime të gabuara. Më ka shitur pronën mua. Ja ky është, ky! Hajde mos ik, se e ke shitur gjyqin. Sa lekë ke marrë?,”-tha ditën e djeshme njëri nga vëllezërit, ndërsa tjetër e zuri pas një muri gjyqtarin duke i hequr pelerinën. Gjatë gjithë kohës, gjyqtari dëgjohet vetëm duke thënë: Qetësohuni! Ruani qetësinë!

Policia bëri të ditur sot se tre vëllezerit janë vënë në p ranga për veprë penale: “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.