Rutte konfirmon rrëzimin e qeverisë: Dhashë dorëheqjen, s’u pajtuam dot

08/07 10:04
Credits to Apollon TV
Rutte konfirmon rrëzimin e qeverisë: Dhashë dorëheqjen, s’u pajtuam dot

Mark Rutte njoftoi të premten se do të japë dorëheqjen nga kabineti i tij qeverisës në Holandë për, siç tha ai, mospajtimet brenda koalicionit qeverisës për frenimin e emigracionit.

“Nuk është sekret që partnerët e koalicionit kanë pikëpamje shumë të ndryshme për politikën e migracionit. Edhe sot, për fat të keq, duhet të nxjerrim përfundimin se këto dallime janë të papajtueshme. Prandaj do t’i ofroj menjëherë mbretit me shkrim dorëheqjen e të gjithë kabinetit,” u tha Rute gazetarëve në Hagë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.