Rusia nuk ndalet, bombardon Kharkiv, të paktën 4 të plagosur

16/07 21:05
Credits to Apollon TV
Rusia nuk ndalet, bombardon Kharkiv, të paktën 4 të plagosur

Të paktën katër persona u plagosën sot nga bombardimet ruse në një lagje të Kharkiv, qyteti më i madh në Ukrainën lindore, thanë zyrtarët lokalë.

Oleh Sinekhubov, guvernatori i Kharkiv, shkroi në Telegram se katër persona u plagosën. Tre nga të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa i katërti ka marrë ndihmën e parë në vend. Kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov, tha se gjithsej shtatë persona u plagosën nga bombardimet në lagjen Osnovianski në Kharkiv jugor.

Ukraina rimori pjesën më të madhe të provincës lindore të Kharkiv shtatorin e kaluar dhe forcat ruse ruajnë kontrollin e vetëm një brezi të vogël toke në zonë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.