Rruga e Ruzhdies pëson çarje për shkak të shkarjes së dherave

17/02 10:43
Credits to Apollon TV
Rruga e Ruzhdies pëson çarje për shkak të shkarjes së dherave

Per shkak te reshjeve te shumta te shiut te rena gjate ketyre diteve jane krijuar probleme ne disa segmente rrugore ne fshatrat e Bashkise se Patosit.

Rruga e cila lidh disa fshatra te njesise administrative Ruzhdie qe prej fillimit te muajit Janar ka pasur shkarje te saj .
Automjetet dhe banoret per te gjitha kete periudhe kane kaluar ne nje rruge dytesore qe eshte hapur per te qarkulluar .
Pervec shkarjes se rruges ka pasur edhe shkarje dherash ne zonen kodrinore si dhe carje rruge cka eshte bere burim per aksidentet

Agim Mesutaj Administratori i njesise Rushdie ka theksuar se ne te gjitha zonat qe ka pasur shkarje rruge jane marre masat e menjehershme per te krijuar nje rruge devijuese

Ky segment rrugor lidh 5 fshatra Siqece , Drenie , Rushdie , Kasnice , Gjynoqare dhe eshte i vetmi qe i lidh banoret me Qytetin e Patosit
Rruga ka shkarje edhe ne pjese te tjera po jane marre masa te menjehershme me hapjen e akseve dytesore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.