Rrokadë dhe ndryshime në Policinë e Shtetit, EMRAT: Këta janë drejtorët e rinj që preku ristrukturimi, nga Qarqet, te Rrugorja dhe Policia Shkencore

05/07 10:39
Credits to Apollon TV
Rrokadë dhe ndryshime në Policinë e Shtetit, EMRAT: Këta janë drejtorët e rinj që preku ristrukturimi, nga Qarqet, te Rrugorja dhe Policia Shkencore

Të gjithë drejtorët e Policisë së Shtetit në Qarqe, veç Rebani Jaupit në Tiranë dhe Fatmir Hoxhës në Gjirokastër, janë ndryshuar. Është vetë Policia e Shtetit që njofton këto ndryshime, me emërimin e drejtuesve të rinj dhe në disa raste “rrokadë”.

Ky proces i rëndësishëm vjen pas disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në vend. Kryeministri Edi Rama lajmëroi se ishte përgatitur një plan për ristrukturimin e gjithë Policisë, por do të prezantohej në shtator. Procesi i ristrukturimit të Policisë së Shtetit i planifikuar për t’u prezantuar në shtator, por u përshpejtuar me disa javë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit për ndryshimet e Drejtuesve:

Ndryshime në nivel drejtues në strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror.

1- Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

2- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

3- Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

4- Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

5- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

6- Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

7- Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

8- Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë  transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

9- Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

10- Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

11- Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë  deri tani  transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

12- Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë  së Shtetit.

13- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të  Policisë Shkencore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.