
Rritja e shifrave të COVID-19, mbyllet Athina, hapur vetëm farmacitë dhe ushqimoret.


Qeveria e Greqisë pritet të njoftojë më vonë një bllokim 12-ditor deri më 21 shkurt të Athinës.
Athina dhe zonat përreth do të qëndrojnë të mbyllura nga nesër në orën 06:00 deri në datë 21 shkurt.
Sipas mediave greke, mbyllja bëhet në një përpjekje për të lehtësuar presionin në rritje mbi spitalet dhe për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Kyeministri Kyriakos Mitsotakis bëri një takim urgjent të komitetit që kërkonte më shumë kufizime.
Mësohet se hapur do të qëndrojnë vetëm farmacitë dhe ushqimoret. Sipas ekspertëve, shkollat dhe dyqanet me pakicë do të mbyllen nga nesër deri më 22 shkurt. Mësohet se vendimi u mor me 16 vota pro dhe 8 abstenim.