Rriten temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot

18/02 7:27
Credits to Apollon TV
Rriten temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik me qëndër në Mesdhe duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

Moti do të vijojë me kthjellime dhe mjegull në bregdet dhe përgjatë luginave. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore -3/8

Zona e ulët 3/15

Zona bregdetare 6/15 gradë Celcius.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.