
Rriten shpenzimet, ulen pagesat për naftëtarët, Qeveria miraton ndryshime në buxhetit e Shtetit.


Qeveria ka miratuar këtë të hënë ndryshimin në buxhetin e shtetit 2021, duke vendosur që të rrisë shpenzimet dhe të ulë pagesat për naftëtarët.
Nga 484,1 miliardë lekë ka shkuar në 487.5 miliardë lekë me një rritje prej 3.4 miliardë lekësh. Janë rritur edhe pritshmëritë për të ardhurat nga tatimet, taksat, ndërsa deficiti është i pandryshuar.
Shpenzimet gjithashtu janë rritur me 3.4 miliardë lekë, nga 592.8 miliardë që ishte, kanw vajtur në 596.2 miliardë lekë. Fondi rezervë nga 4 miliard lekë që ishte ka vajtur në 5 miliardë lekë.
Është ulur fondi për pagesën e naftëtarëve nga 560 milionë që ishte në 462 milionë lekë, pra minus 98 milionë lekë. Sakaq janë rritur me 2.4 milion lekë shpenzimet e buxhetit qendror.
Ky është akti i parë normativ për ndryshimin e buxhetit 2021, ndërsa buxheti i vitit të shkuar u ndryshuar 4 herë për shkak të pandemisë./FAX