
Rrihte ‘barbarisht’ babain e tij 71-vjeçar, arrestohet 44-vjeçari në Berat


Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar i cili ushtronte dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 71-vjeçar. Në prang aka përfunduar shtetasi me inicialet Sh.S, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i plotë i policisë: Berat
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, arrestohet.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.S, 44 vjeç, banues në Berat, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit H.S., 71 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.