Rrezikojnë jetën dy persona në plazhin e PishëPoros, njëri prej tyre ndërroj jetë

10/07 18:18
Credits to Apollon TV
Rrezikojnë jetën dy persona në plazhin e PishëPoros, njëri prej tyre ndërroj jetë

Pishë Poro, Darëzezë

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.