Rrezet e forta, rrezik për infeksionet e lëkurës, dermatologia këshillon: Mos neglizhoni kremin mbrojtës, vitaminën D merreni në mëngjes

26/06 16:04
Credits to Apollon TV
Rrezet e forta, rrezik për infeksionet e lëkurës, dermatologia këshillon: Mos neglizhoni kremin mbrojtës, vitaminën D merreni në mëngjes

Vendi ynë prej një jave është përfshirë nga “i nxehti afrikan”. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë djegie dhe infeksione të ndryshme në lëkurë.

Por mjekja dermatologe, Violeta Dajçi këshillon qytetarët sesi të mbrohen nga rrezet e forta të diellit. Ajo thotë se qytetarët duhet të tregojnë kujdes, pasi gjatë periudhës së plazhit mund të marrin infeksione të ndryshme në lëkurë, ndërsa thekson se nuk duhet neglizhuar asnjëherë përdorimi i kremrave mbrojtës. Sipas saj, djegiet janë problemi më i vogël dhe më i lehtë për t’u trajtuar.

“Infeksionet e ndryshme që mund të marrim në plazh dhe kryesisht ato janë infeksione mykotike, të cilat merren nga higjiena ajo e duhur. Infeksione të tjera mund të jenë disa infeksione bakteriale, të cilat ndodhen tek moshat e vogla. Djegia është gjëja e parë dhe më e lehtë”,  u shpreh mjekja për “syri tv”.

Sa i përket fëmijëve të vegjël, dermatologia u shpreh për mediet se rrezatimi diellor është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm për ta, por kryesisht rrezet e mëngjesit.

Rrezatimi diellor është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm për fëmijët e vegjël. Vitamina D merret vetëm me anë të rrezatimit diellor, pra rrezet e mëngjesit janë shumë të domosdoshëm për fëmijët e vegjël.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.