Rregulli i ri / Kush ka tatuazh nuk do pranohet kurrë në Policinë e Shtetit, kushtet e reja nga mosha tek dokumentacioni

14/01 14:50
Credits to Apollon TV
Rregulli i ri / Kush ka tatuazh nuk do pranohet kurrë në Policinë e Shtetit, kushtet e reja nga mosha tek dokumentacioni

Rregulloja e re shton kriteret që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë për t’u bërë pjesë të Policisë së Shtetit, dokumentacioni i kandidatëve do të të sigurohet nga vetë policia për të evituar çdo mundësi abuzimi.


Kush ka tatuazh në pjesët e dukshme të trupit nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu parashikojnë ndryshimet në rregulloren për policinë, të cilat kanë kanë shtuar tre kushte të tjera skualfikuese për aplikantët për t’u bërë pjesë të policisë. Kushtet e reja përjashtuese janë evidentimi i tatuazheve, moskalimi i kontrollit mjekësor dhe mungesa e besueshmërisë.

Gjithashtu, aplikuesi përjashtohet kur nuk kalon testin fizik, me shkrim dhe psikologjik, deklaron të dhëna të rreme, rezulton i dënuar, është përdorues droge dhe nëse ka varësi nga alkooli. Rregulloja e ndryshuar parashikon gjithashtu për herë të parë që vetëm personat që kanë mbushur moshën 19 vjeç dhe janë nën 30 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në kurset e Akademisë së Sigurisë për t’u rekrutuar në Policinë e Shtetit.

Ka ndryshuar edhe neni për dokumentet e aplikimit për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Dokumente që kërkohen janë: formulari i aplikimit dhe autorizimi për sigurimin e dokumentacionit; fotokopje e kartës së identitetit; dokument që vërteton përfundimin e arsimit; fotokopje e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; certifikatë e gjendjes gjyqësore; certifikatë familjare; vërtetim nga gjykata; vërtetim nga prokuroria; raport mjekoligjor; fotokopje të librezës së punës (nëse i disponon) dhe dokument që vërteton se nuk është përdorues droge.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.