Rrahu për VDEKJE me shkop babain e tij, del FOTOJA e 25-vjeçarit nga Fieri

05/03 12:39
Credits to Apollon TV
Rrahu për VDEKJE me shkop babain e tij, del FOTOJA e 25-vjeçarit nga Fieri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Roskovec ku një 25 vjeçar Erdis Rapi ka dhunuar deri në vdekje të atin e tij 52 vjeç Dhori Rapi, ndërsa e gjithë skena është zhvilluar brenda banesës.

Sipas burimeve zyrtare i riu e ka goditur babain e tij për motive të dobëta me shkop, ndërsa 52 vjeçari mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka vënë në pranga autorin, ndërsa po kryhen veprimat e para procedurale për të zbardhur të gjithë ngjarjen e rëndë. Apollon.Tv ka siguruar dhe foton e të riut që qëlloi për vdekje te atin e tij.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Apollon Tv

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.