Rrahu kunatën dhe e bëri për spital, Gjykata vendos masën për 45-vjeçaren

08/07 13:57
Credits to Apollon TV
Rrahu kunatën dhe e bëri për spital, Gjykata vendos masën për 45-vjeçaren

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën “arrest me burg” për Age Gjaçin, e cila akuzohet se ka dhunuar kunatën.

45-vjeçarja para togave të zeza ka mohuar të jetë dhunuar kunatën, teksa është shprehur se ka përplasje mes tyre atë moment, pasi ajo po e filmonte dhe se kjo e fundit ka tentuar t’i heqë telefonin.

Megjithëse ajo ka mohuar ta ketë dhunuar kunatën, prokurori Françesk Ganaj ka kërkuar që 45-vjeçarja të lihet në burg.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë, 45-vjeçarja ka dhunuar Dava Ndoj 34-vjeç, e cila përfundoi në spital për trajtim.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.